Aliu: Autostrada Shkup–Bllacë, e rëndësishme për lidhjet tregtare me Kosovën dhe lëvizjen e qytetarëve

Nga B.M
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Kështu që ne do të mbetemi edhe më tutje në qëndrimet tona për rritjen e pagës minimale në Odën Ekonomike, për arsye se shohim që çmimet kanë shkuar lart dhe janë rritur në mënyrë enorme. Kjo rritje e çmimeve nuk korrespondon me rritjen e të ardhurave personale, as me rritjen e pagës minimale.

Edhe këtë vit do të mbetemi në qëndrimin që paga minimale të rritet në 500 euro, por kemi një kusht: besojmë se, së bashku me partnerët qeveritarë, e kemi përmendur se kjo mund të ketë sukses dhe të mos i dëmtojë sektorët që mund të preken, nëse kontributet nuk rriten në mënyrë progresive – deklaroi Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.

Është shumë e rëndësishme të përcillet mënyra e funksionimit të ekonomive përreth nesh, sepse ekziston një rrezik real punëtori sot nuk mendon dy herë dhe nuk ka dilema.

Në momentin që gjen kushte më të mira, ai nuk pyet askënd, as familjen e vet, e lëre më kompaninë ku punon. Për këtë arsye, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përcjelljen e trendit të rritjes së pagës minimale, por edhe të të ardhurave personale në rajon.

Në të kundërtën, edhe ata pak punëtorë që na kanë mbetur mund të marrin vendim dhe të largohen drejt tregjeve të fuqisë punëtore ku pagat janë më të larta – u shpreh Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.

“Drejtpërdrejt, ekonomia dhe buxheti i Maqedonisë përfitojnë kur kemi të bëjmë me një shtet si Kosova, e cila është tregu ynë më i mirë dhe më i afërt. Pikërisht për këtë arsye, rrugët dhe infrastruktura nuk janë në nivelin e duhur për të rritur eksportin e Maqedonisë drejt Kosovës, por njëkohësisht edhe importin. Importi është po aq i rëndësishëm, sepse siguron balancë dhe konkurrencë në tregun tonë, duke parandaluar rritjen e përditshme të çmimeve dhe duke krijuar një raport të shëndoshë mes ofertës dhe kërkesës.” u shpreh Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.

“Zona industriale e Vizbegut ka mbi 700 milionë euro qarkullim vjetor, mbi 7 mijë të punësuar dhe një profit prej rreth 35 milionë eurosh në vit, i cili riinvestohet përsëri në Maqedoni nuk del jashtë siç është rasti me zonën e Bunarxhikut. Në Bruto Prodhimin Vendor, kjo zonë industriale merr pjesë me 7.5 për qind, një shifër jashtëzakonisht e lartë. Vizbegu është një zonë industriale në rritje të vazhdueshme, por nëse do t’i kishte kushtet e njëjta si Bunarxhiku dhe zonat e tjera, ku infrastruktura garantohet nga shteti dhe ofrohen benefite gjatë ndërtimit apo lehtësime si mos-pagesa e kontributeve për pesë vite, rezultatet do të ishin edhe më të mëdha. Pavarësisht mungesës së këtyre lehtësive, ne kontribuojmë më së shumti në mbushjen e buxhetit të shtetit, dhe këto fakte duhet të merren seriozisht parasysh nga institucionet.” – u shpreh Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër