Qendra Multifunksionale në Cërrik, model i integrimit të shërbimeve sociale

nga D. V.

Qendra Multifunksionale në Cërrik përfaqëson një model bashkëkohor të integrimit të shërbimeve sociale, duke u kthyer në një pikë referimi për mbështetjen e komunitetit lokal.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në këtë qendër theksoi se përmes mekanizmit të Fondit Social do të financohen shërbimet lëvizëse për qytetarët në nevojë, në njësitë administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos.

Qendra Multifunksionale në Cërrik, krahas mbështetjes në ambientet e qendrës, ofron edhe shërbime lëvizëse, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Gjithashtu, qendra ka zgjeruar veprimtarinë edhe përmes shërbimeve lëvizëse, duke iu afruar drejtpërdrejt banorëve që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Kjo qendër, ofron jo vetëm asistencë konkrete, por kontribuon edhe në fuqizimin social, informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ajo shërben si një hapësirë bashkëpunimi dhe solidariteti, ku mbështetja nuk mbetet brenda institucionit, por shtrihet në çdo cep të zonës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More