Më shumë shi në Kriva Pallankë, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Nga B.M
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 janar – Më shumë shi në 24 orët e kaluara kanë reshur në Kriva Pallankë – 39 litra në metër katror dhe në Vinicë – 26 litra në metër katror, ndërsa më pak në Lazaropole dhe në Hanet e Mavrovës – 1 litër për metër katror.

Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ftohta janë në Kodrën e Diellit, ku u matën -3 gradë Celsius, dhe më të ngrohtat në Gjevgjeli 8 gradë Celsius.

Trashësia e mbulesës së borës në orën 7 të mëngjesit në Kodrën e Diellit ishte 31 centimetër dhe në Hanet e Mavrovës 2 centimetra.

Sot do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët lindore me reshje të herëpashershme lokale në zonat e ulëta, shi dhe borë në zonat më të larta, dhe borë të lehtë në male. Pasdite, vranësirat do të ulen në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriperëndimi përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 9 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër