Dr. Shaqir Zulbeari emërohet Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë

Nga B.M
963 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 janar – Dr. Shaqir Zulbeari, mjek specialist i Otorrinolaringologjisë (ORL) dhe ish-shef i Urgjencës, është emëruar zyrtarisht Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë.

Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sistemin shëndetësor, Dr. Zulbeari merr këtë detyrë me përkushtim profesional, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe angazhim për avancimin e shëndetit publik, transparencën institucionale dhe bashkëpunimin korrekt me institucionet dhe faktorët relevantë.

Ai ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryetari i LD dhe një nga liderët e Vlen, Izet Mexhiti, duke theksuar se pret bashkëpunim të ndërsjellë në funksion të interesit të qytetarëve dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore publike.

Emërimi i Dr. Shaqir Zulbearit vlerësohet si një hap pozitiv drejt forcimit të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër