Xhihan Ahmed e tërhoqi kandidaturën për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Nga B.M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 janar – Pas reagimeve në publik pas prezantimit në Kuvend të kandidates Xhihan Ahmed për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ajo e tërhoqi kandidaturën. Informacionin e konfirmuan për MIA-n nga VLEN-i.

 Më të zëshmit në vërejtjet për kandidaturën e Ahmed ishin nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga ku kërkuan që Kuvendi të mos e zgjedhësepse, siç theksojnë në komunikatën e tyre, ajo nuk i plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, përkatësisht nuk ka as një vit përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.

 Edhe para se të zgjidhej anëtare e Komisionit, Ahmed përmes rrjeteve sociale falënderoi Izet Mexhitin,  lider i njërës prej partive në koalicionin VLEN, edhe pse Komisioni është një organ jopartiak dhe nuk duhet të jetë i lidhur me asnjë parti politike.

 Përveç Ahmed, janë nominuar edhe Limko Bejzaroski dhe Natasha Amdiju.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër