LSDM e dorëzoi propozim-ligjin për pagën minimale prej 600 euro për punëtorët

nga D. V.

Shkup, 30 janar – Grupi parlamentar i LSDM-së sot në Kuvend e  dorëzoi propozim-ligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagën Minimale. Nga LSDM thonë se në përputhje me nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e sindikatave, me ndryshimet lartësia e pagës minimale përcaktohet në 36.960 denarë, ose 600 euro.

 Në shpjegim thuhet se gjatë vitit 2025, është evidentuar një rritje e vazhdueshme e inflacionit, me ç’rast indeksi i shpenzimeve jetësore shënon një rritje të ndjeshme. Sidomos në produktet bazë ushqimore, energjinë, shërbimet komunale dhe shpenzimet shëndetësore,  të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe më të fortë në shpenzimet mujore të familjeve.

“Shtrenjtimet te ushqimi dhe produkteve bazë, si dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike, ngrohjes dhe shërbimeve, në fakt po e ulin fuqinë blerëse të punëtorëve, veçanërisht të atyre që marrin pagën minimale. Kjo reflektohet veçanërisht te kategoritë më të cenueshme të punëtorëve për të cilët paga minimale është burimi i vetëm ose dominues i të ardhurave” theksojnë nga partia.

 Në mënyrë shtesë, thonë nga LSDM sindikatat, si përfaqësues legjitimë dhe mbrojtës të të drejtave të punëtorëve, në vazhdimësi theksojnë në nevojën për një rritje shtesë të pagës minimale, me qëllim zbutjen e efekteve të inflacionit, sigurimin e një standardi dinjitoz jetese dhe rritjen e sigurisë sociale për punëtorët dhe familjet e tyre.

 Sipas LSDM-së, implikimet financiare për këtë ligj janë në vlerë prej 7.500.000.000 denarë.

“LSDM është në anën e punëtorëve. Presim mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare. Le të sigurojmë një pagë të mirë për punëtorët. Është koha”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More