Moti sot

Nga B.M
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 janar – Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi të dobët dhe të herëpashershëm lokal, ndërsa në male dhe në zonat më të larta do të ketë borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 0 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të dobët herë pas here. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se do të vazhdojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male reshje bore. Reshje më të dendura priten nesër, kur shiu do të kalojë në borë edhe në disa nga zonat më të ulëta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër