Shkup, 30 janar – Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 114-të për nga fuqia ushtarake, me një indeks prej 2,4956, sipas të dhënave më të fundit të platformës ndërkombëtare Global Firepower (GFP), e cila publikoi renditjen vjetore për vitin 2026. Në këtë analizë janë përfshirë kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota.
Renditja bazohet në më shumë se 60 kritere të ndryshme, duke përfshirë numrin e forcave ushtarake, pajisjet tokësore, ajrore dhe detare, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.
Nga vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 77-të, Greqia në vendin e 30-të, Bullgaria në vendin e 62-të, Serbia në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 73-të, Kosova në vendin e 138-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128-të.

