Mbrojtja e një pjese të të akuzuarve në rastin “Puls” pretendon se Prokuroria është kontradiktore dhe kërkon rishikim të aktakuzës

nga D. V.

Shkup, 2 shkurt – Mbrojtja e një pjese të të akuzuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në fillimi të gjykimit të sotëm kërkon që PP t’i rishqyrtojë rrethanat për ndjekjen e tyre dhe të ndërpresë procedurës, pas vendimit të PTHP NKOK javën e kaluar për ndërprerjen e procedurës për ndjekjen e shtatë zyrtarëve policor për veprën penale Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Mbrojtësi i Shefket Hazari (nga Ministria e Ekonomisë), avokati Petre Shilegov, para fillimit të seancës së sotme kërkoi të merret parasysh brifingu i PTHP NKOK për ndërprerjen e procedurës për persona zyrtarë dhe për shpejtësinë dhe ekonominë e procedurës dhe që Prokuroria Publike të rishqyrtojë rrethanat e paraqitura nga PTHP NKOK, duke theksuar se për një pjesë prej tani të pandehurit mund të identifikohen dhe ta tërheqin aktakuzën.

“Nga Prokuroria janë kontradiktorë për ngjarjen e njejtë dhe rrethanat e njejta kundër personave zyrtarë. Për mua rezultati është i sigurt me qëndrimin e tillë të Prokurorisë. Mendoj se është më e përshtatshme në vend se të vazhdojmë, që Prokuroria të rihetohet. Një gjykim shtetit i kushton 150 mijë euro. Pastaj aspekti ekonomik i procedurës duhet të rishqyrtohet seriozisht. E di se jemi në atë fazë, por do t’ju dorëzoj kopje të brifingut”, deklaroi Shilegov.

Kryetarja e Këshillit Gjyqër, gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, konfirmoi se Gjykata është njoftuar me brifingun dhe se ka kërkuar një vendim zyrtar, por theksoi se procedura nuk mund të ndalet derisa Prokuroria kompetente nuk shprehet.

“Gjykata është interesuar për përmbajtjen e brifingut, por derisa nuk ka qëndrim zyrtar nga prokuroria në këtë rast, gjykimi duhet të vazhdojë”, tha ajo.

Prokurori Borçe Janev tha se PP nuk i ka vendimet e brifingut të PTHP NKOK për ndërprerjen e procedurës për zyrtarët policor, duke theksuar se vendimet e tilla i nënshtrohen vlerësimit nga PP-të më të larta dhe se duke pasur parasysh afatin e shkurtër ato nuk janë përfundimtare.

“Dua të theksoj se aktakuza nuk i përfshin zyrtarët policor, ndërsa PP për ta përfshin vepra të njejta. Sot jemi në sallën e gjyqit pas një aktakuze të miratuar dhe në fuqi. PP nuk i ka këto vendime të PTHP NKOK dhe prandaj nuk ka kontroll nëse aty janë përmendur personat e dëmtuar dhe shkaqet e dëmit”, tha Janev.

Prokurori publik në fjalë nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, pranë PTHP NKOK, në brifing më 30 janar ka informuar se pas procedurave hetimore të zbatuara në të cilat u përfshinë 27 nëpunës policor në Gjykatën themelore Penale është dorëzuar aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor.

Në lidhje me shtatë zyrtarët policor, prokurori publik ka marrë Urdhër për ndërprerjen e procedurës hetuese.

“Duke vepruar sipas pretendimeve në kallëzimin penal të paraqitur nga MPB për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, prokurori publik gjatë hetimit ndërmori disa veprime me qëllim të konfirmimit të drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike. Është përcaktuar se këta zyrtarë policor ngarkohen për veprime të ndërmarra në periudhën nga 07.12.2012 deri në 21.01.2022, përkatësisht më 07.12.2012, 10.02.2018, 24.01.2019, 13.01.2022 dhe më 21.01.2022. Duke pasur parasysh se kompetenca e departamentit të specializuar është përcaktuar nga 07.11.2018, vetëm veprimet e ndërmarra nga viti 2019 deri në vitin 2022 ishin objekt i vlerësimit penal-juridik në këtë procedurë, ndërsa për pjesën tjetër, lënda është dërguar për procedurë kompetente në Prokurorinë Themelore Publike të Koçanit”, informoi PTHP NKOK.

Në rastin konkret, është vërtetuar se zyrtarët e policisë, në përputhje me nenin 6 të Ligjit për veprimtaritë e hotelerisë, ishin kompetentë për të kryer kontrolle ekskluzivisht në fushën e përmbushjes së kërkesave për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë në trafik, por jo kontrolle që lidhen me kërkesat e mbrojtjes nga zjarri dhe kërkesat minimale teknike për kryerjen e aktiviteteve të hotelerisë, të cilat nuk bien nën juridiksionin e tyre. Prandaj, veprimet e tyre nuk mund t’i atribuohen një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkakësore me ndodhjen e zjarrit në mbrëmjen kritike.

Vepra penale Vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme, për të cilën është lëshuar Urdhër për zbatimin  e procedurës hetimore, sipas nenit 288 paragrafi 2 i KP kërkon ekzistimin e lidhjes së drejtpërdrejtë shkakësore midis mosrespektimit të rregulloreve për masat për mbrojtje dhe pasojës që rezulton nga vdekja e një ose më shumë personave.

Në seancën e fundit u dëgjuan disa dëshmitarë, që ishin në diskotekë në natën e kobshme. Në dëshmitë e tyre ata e kanë përshkruar atmësferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e kapluan tërë diskotekën, si dhe pasojat që i vujnë deri më sot.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievska dhe gjendet në procedurë dëshmuese me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.

Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën – kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk parandaloi të ndodh tragjedia në “Puls”. Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ka ndezur zjarrin, por edhe kush pati mundësi ta parandalojë, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i mjeteve piroteknike, por edhe i lëshimeve sistematike shumëvjeçare, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e shndëruan diskotekën në “kurth të vdekjes.

Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e mosndëshkimit dhe detyrës së lënë pas dore. Shumica e të pandehurve përmes avokatëve të tyre, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishte çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion valid dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo faj individual. Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe  dëshmitarëve që sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

 Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të pandehurit të parë pronar i diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov, theksoi se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe si prind asnjëherë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i pandehuri i tretë Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes pohoi se kundër tij nuk ka asnjë dëshmi dhe se është akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjes Jovanovi.

Të gjithë të akuzuarit tjerë deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprën për të cilën akuzohen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More