Në Maqedoninë e Veriut shënohet Nata e Beratit

Nga B.M
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 2 shkurt – Me një program të organizuar në Xhaminë e Sahatit në Gostivar, është shënuar Nata e Beratit, e cila konsiderohet si natë lajmëruese për ardhjen e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Programi u mbajt pas namazit të jacisë në organizim nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) – Myftinia Gostivar dhe Dijaneti i Turqisë, me pjesëmarrje të besimtarëve të shumtë dhe personaliteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin e BFI-së, Shaqir Fetahu, ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe këshilltarin për çështje fetare pranë ambasadës turke, Mustafa Bodur.

Gjatë programit u lexuan pjesë nga Kurani Famëlartë dhe lutje, si dhe u interpretuan ilahi.

Ndryshe, Nata e Beratit konsiderohet nga netët e mëdha në besimin islam dhe shënohet në natën e 15-të të muajit Shaban sipas kalendarit islam, që këtë vit përkon me natën që lidh 2 dhe 3 shkurtin, ndërsa llogaritet lajmërues për ardhjen e muajit të Ramazanit, si dhe natë e pastrimit nga mëkatet, natë e dëshirave dhe e përcaktimit të fatit.

Në vende të ndryshme, kjo natë shënohet me programe dhe aktivitete të ndryshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër