Shkup, 3 shkurt – Ambasadorja e Japonisё, Secuko Kavahara do të nënshkruajë dy kontrata të reja nё kuadёr tё Grant programit pёr projekte tё vogla dhe siguri njerëzore (GGP), nё vlerё totale prej 81.956 euro.
Siç informon Ambasada, nё kёtё ceremoni do tё nёnshkruhen kontrata pёr Projektin për furnizim me një pajisje për ultratinguj për ISHP Klinikën Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike dhe për Projektin për furnizim me një automjet zjarrfikës për komunën e Sveti Nikoles.
Nënshkrimi do të mbahet në hapësirat e Ambasadës së Japonisë.

