Don Xhoni takohet me fansen rumune, e cila bëri tatuazh për të

Nga B.M
850 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një takimi të veçantë me një nga fanset e tij më të zjarrta.

Bëhet fjalë për Simona Moldovan, një bukuroshe nga Rumania, e cila ka tërhequr interes të madh në rrjetet sociale.

Ajo që e bën këtë histori të pazakontë është mënyra se si Simona ka zgjedhur të shprehë admirimin e saj për artistin.

E njëjta ka realizuar një tatuazh të madh në pjesën e barkut, ku është gdhendur portreti i artistit nga Kosova.

Pamjet e tatuazhit, si edhe momentet nga takimi i saj me reperin, janë publikuar në platformën TikTok, ku brenda pak orësh janë bërë virale.

Në videot e postuara, Simona shfaqet e emocionuar dhe krenare për vendimin e saj, duke theksuar se ky gjest përfaqëson lidhjen e saj të veçantë me muzikën e reperit.

“Disa e dëgjojnë Don Xhonin, unë e mbaj me vete”, u shpreh ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër