Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit

Nga B.M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt – Në Kuvend sot do të mbahet ngjarja “Forcimi i mbikqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”. 

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalë hyrëse do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

Për rolin e mbikqyrës të Kuvendit dhe rolet e komisioneve do të flasin Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe Bojan Stojanoski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike. Përfaqësues i ESHR-së do të flas për rolin e Entit Shtetëror të Revizionit në mbështetje të mbikqyrjes parlamentare. 

Ngjarja do të përmbyllet me konkluzione. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër