Wang Yi: Kina dhe Europa duhet të kërkojnë harmoninë duke respektuar dallimet

Nga B.M
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha në Konferencën e Sigurisë të Mynihut (MSC) të shtunën se Kina dhe Evropa janë partnere, jo rivale, dhe u bëri thirrje të dyja palëve të kërkojnë harmoninë, duke respektuar dallimet e tyre.

Wang, tha se peizazhi ndërkombëtar është bërë gjithnjë e më i trazuar dhe kompleks gjatë vitit të kaluar.

Në përgjigje të rreziqeve në rritje ndaj sigurisë dhe ndërthurjes së sfidave globale, Wang theksoi që Kina mbetet e përkushtuar ndaj multilateralizmit dhe demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij në sesionin “Kina në botë”, Wang përshkroi vizionin e Kinës për trajtimin e pasigurisë globale dhe reformimin e rendit global.

Wang tha se për të reformuar dhe përmirësuar qeverisjen globale, është së pari e rëndësishme të rigjallërohet sistemi i Kombeve të Bashkuara.

Në platformën e Kombeve të Bashkuara, të gjitha vendet, pavarësisht nga madhësia apo pasuria, mund të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet, vuri në dukje Wang.

Duke folur për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Evropë, Wang theksoi që Kina dhe Evropa janë partnere e jo rivale.

Në intervistën e tij me kryetarin e MSC-së, Wolfgang Ischinger, Wang paralajmëroi se trajtimi i Kinës si një kërcënim dhe shfaqja e një paragjykimi të vazhdueshëm anti-Kinë është toksik për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

Kur u pyet se si Kina dhe Evropa mund të forcojnë komunikimin strategjik për të rritur besimin e ndërsjellë dhe për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm e afatgjatë, Wang theksoi suksesin e tregtisë dypalëshe, duke përmendur vëllimin e lartë të tregtisë midis dy palëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër