Agim Ademi dhe Armand Duka urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

nga D. V.

Sot shënohet 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një ditë e veçantë që përkujton rrugëtimin historik të vendit drejt lirisë dhe konsolidimit ndërkombëtar. Mes përkujtimit të sakrificës së brezave dhe shpresës për të ardhmen, figurat kryesore të futbollit kosovar kanë ndarë mesazhet e tyre uruese.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës,

“Për ata që besuan me zemër, për ata që sakrifikuan me shpirt, dhe për Kosovën që sot jeton e lirë. Me këtë foto nga një moment i veçantë me mikun tim Agim Ademi, i uroj të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Duka.

Ndërkohë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, theksoi rëndësinë historike të 17 shkurtit 2008 si gurthemeli i shtetësisë së Kosovës dhe reflektuan mbi zhvillimin e futbollit gjatë këtyre 18 viteve:

“17 Shkurti 2008 mbetet akti më i madh politik e kombëtar, i paraprirë nga dekada sakrificash dhe përpjekjesh të pandalshme për liri e pavarësi. Këto 18 vite ishin vite të ndërtimit të institucioneve, forcimit të demokracisë dhe afirmimit tonë në botë”.

“Bashkë me shtetin, ka rritur edhe futbolli ynë, i cili është shndërruar në një nga zërat më të fuqishëm të promovimit të shtetësisë sonë”.

Ademi gjithashtu theksoi përpjekjet e Federatës për të nxitur talentet e reja, për të investuar në infrastrukturë sportive dhe për të krijuar mundësi që çdo fëmijë të ndërtojë karakterin, disiplinën dhe ndjenjën e lartë të atdhedashurisë përmes futbollit.

“Obligimi ynë për të ardhmen është i qartë: të forcojmë bazat e zhvillimit, të investojmë në stadiume moderne, në akademi dhe në edukimin sportiv të gjeneratave të reja”.

“Në këtë 18-vjetor duam të realizojmë ëndrrën tonë të madhe: kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Ky nuk është një mision i lehtë, por ne do të vazhdojmë të punojmë e të besojmë në këtë objektiv”, ka shkruar Ademi.

Në mesazhet e tyre, të dy udhëheqësit e federatave shprehën respekt të thellë për dëshmorët dhe sakrificat që kanë mundësuar lirinë e Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More