Ndërtimi i paligjshëm shkaktoi erozion të tokës në Tetovë – Arrestohet 25 vjeçari nga Serbia

nga D. V.

Më 16.02.2026 në orën 13:20, oficerët e SPB Tetovë e privuan nga liria personin S.D. (25) nga Serbia për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “uzurpim të pasurisë së paluajtshme” të dënueshme sipas nenit 225 dhe nenit 244-a të Kodit Penal.

Në fakt, ai dyshohet se në vitin 2025 në vendin e quajtur “Kodra e Mbretit” ka ndërtuar një ndërtesë pa dokumentacion të duhur, gjë që ka shkaktuar erozion të tokës dhe dëmtime të ndërtesave fqinje, në pronësi të I.I.

Një ekip i Shërbimit të Sigurisë Publike të Tetovës ka kryer inspektimin e vendit, ndërsa i njëjti është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet një raport përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More