Shkup, 17 shkurt – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në deklaratën për mediat sot informoi se për sistemin “Qytet i sigurt” janë formuar katër lëndë. Ai theksoi se ky projekt ka treguar se mentaliteti ynë mund të ndryshojë shumë shpejt, gjegjësisht të përshtatet me rregulla.
“Janë formuar katër lëndë. Është e vërtetë se do të veprohet, pasi kjo është diçka e re në vendin tonë. Shpejt do të veprohet në këto lëndë. Nuk mund të jap paraprakisht analizën time. Tashmë e kam shprehur qëndrimin tim personal. A ka ky projekt një qëllim legjitim? Po. A është shoqërisht i arsyeshëm? Po. A janë masat që parashikohen proporcionale me qëllimin që synohet të arrihet? Qëndrimi im është – po. Madje e kam përdorur si shembull pyetjen e një kolegut tuaj në një konferencë ndërkombëtare për të treguar pse jam kaq i vendosur në zhvillimin e kulturës kushtetuese dhe nëse jam optimist. Po, jam optimist. Pikërisht ky projekt “Qyteti i sigurt” na tregoi të gjithëve se mentaliteti ynë mund të ndryshohet shumë shpejt, domethënë të përshtatet. Dhe për çfarë përshtatet? Për rregulla. Nuk jemi një rast i pashpesë. Nuk jemi. Në vendin tonë ka gatishmëri të vërtetë dhe reale nga të gjithë aktorët për respektimin e sundimit të ligjit. Po, kemi perspektivë të mirë dhe një të ardhme të mirë. Dhe jam optimist”, tha Kostadinovski.
Në lidhje me propozimin që profesori Goce Naumovski që të jetë gjykatës i ri kushtetues, i cili ka qenë këshilltar i kryeministrit, Kostadinovski theksoi se edhe ai ka qenë këshilltar i tre presidentëve.
Për propozimin e BDI-s që të ketë Badenter edhe në Gjykatën Kushtetuese, Kostadinovski theksoi se parimi i Badenterit është një parim shumë i rëndësishëm, por për organet politike, siç është Kuvendi, ku miratohen, ndryshohen dhe plotësohen ligjet.
“Unë tashmë e ka treguar qëndrimin tim për këtë çështje. Parimi i Badenteri është parim shumë domethënës, por për organet politike, siç është Kuvendi, ku miratohen, ndryshohe dhe plotësohen ligjet. Gjykata kushtetuese nuk është organ politik. Nëse parimi i Badenterit do të aplikohej në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të thoshte se jo argumentet ligjore, por një lloj tjetër arsyetimi do të vendoste për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, si dhe për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Një gjë e tillë nuk ekziston askund në botë. Prandaj isha pak më i ashpër duke thënë se, nëse diçka e tillë ndodh, më mirë këtij institucion t’i vendoset çelësi dhe nuk ka nevojë për ekzistencën e saj nëse parashikohet diçka e tillë këtu. Ligjet dhe zbatimi i tyre janë garanci për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, si dhe për komunitetet jo-shumicë. Ky është kuptimi i parimit të Badenterit. Nëse më pyesni personalisht, unë mendoj se parimi i Badenterit nuk ka vend as në Këshillin Gjyqësor, sepse kriteret janë të tjera. Kur aplikohet parimi i Badenterit, nuk ka argumente ligjore. Një lloj tjetër argumentesh do të vendos për vendimet”, theksoi Kostadinovski.
Për ligjin për përdorimin e gjugëve, Kostadinovski tha “ende është në fuqi përfundimi që duhet të mbahet një seancë përgatitore për këtë ligj”.
Kostadinovski theksoi se në çdo paraqitje të tij apelon tek qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve politike.
Në lidhje me kërkesën e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe, Kostadinovski tha se nuk dëshiron të paragjykojë dhe do të përmbahet nga komenti mbi këtë temë derisa të ketë rast për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Sipas Kostadinovski, rritja lineare e pensioneve, parimi i transparencës në drejtësi, Ligji për konsumatorët, çështjet e të huajve jo-rezidentë, taksa globale… janë pjesë e çështjeve që kanë interes më të madh shoqëror.
