VLEN bashkë në pritjen solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me ftesë të ambasadorit Florian Qehaja

Nga B.M
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Drejtuesit e VLEN-it sonte janë parë të bashkuar në festën e pavarësisë së Kosovës. Përkundër debateve të hapura rreth lidershipit ata janë parë të unifikuar në këtë gëzim.

“Sonte festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e Ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Është ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe shtetin e pavarur.

Me respekt dhe krenari, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë shtetin e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër