Sali: Sistematizimi në MPB nuk do ta rrezikojë sigurinë në Dibër dhe rrethinë

nga admin

Shkup, 18 shkurt – Nuk do të rrezikohet siguria në Dibër apo dëm për qytetarët me sistematizimin e ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siguron zëvendëskryeministri Bekim Sali.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Arbana Pasholli nga BDI, thotë se sistematizimi i ri në polici do të mundësojë efikasitet më të madh në kryerjen e punëve  në Dibër dhe rrethinë.

“Sistematizimi bëhet në bazë të nevojave dhe teknologjisë e cila është e avancuar, përkatësusht numrat e nevojshëm për krijimin e politikave të brendshme në MPB. E dimë se Dibra nuk e mbulon vetëm qytetin, por edhe komuna tjera që janë në afërsi të vendkalimit kufitar. Të jeni të bindur ju dhe qytetarët, që jetojnë në ato vende të populluara se nuk do të lejojmë të ketë rrezikim të sigurisë dhe funksionim normal dhe kryerje të detyrave që i ka MPB, sepse siguria e qytetarëve është obligim i shtetit”, tha Sali.

Ai theksoi se nuk ka nevojë për paranojë politike dhe se sistematizimi në polici nuk ka ndryshuar në 15 vitet e fundit.

“Presim t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve, sepse kanë ndryshuar shumë punë në vendin tonë, si arsimi, shëndetësia dhe sektorë tjerë për të cilat duhet të jemi racional dhe funksional. Kemi efikasitet në terren, ndërsa nuk duhet të bazohemi në interesat personale”, shtoi Sali. 

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy