VLEN: Korridori 8, bosht strategjik për sigurinë euroatlantike dhe zhvillimin

Nga admin
455 e lexuar

Shkup, 18 shkurt – Koalicioni VLEN përshëndet nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Korridorin 8 në kuadër të Forumit Ministror në Tiranë, si një hap me rëndësi të veçantë strategjike për sigurinë dhe pozicionimin euroatlantik të vendit.
Korridori 8 nuk është vetëm projekt ekonomik, por edhe arterie kyçe Lindje–Perëndim që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe forcon mobilitetin strategjik në hapësirën euroatlantike. Në një kohë sfidash gjeopolitike, infrastruktura moderne kontribuon në stabilitetin rajonal, në aftësinë e reagimit dhe në koordinimin me partnerët strategjikë, në përputhje me standardet e aleancës ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Për shqiptarët, Korridori 8 krijon mundësi konkrete për zhvillim të rajoneve kyçe përgjatë trasës së tij, për tërheqje investimesh dhe hapje të vendeve të reja të punës. Njëkohësisht, ky korridor e forcon rolin e vendit në ndërlidhjen me partnerët tanë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke bërë që siguria dhe zhvillimi të ecin paralelisht.

VLEN mbetet i përkushtuar që Korridori 8 të trajtohet si prioritet kombëtar me peshë strategjike, jo vetëm për rritje ekonomike, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit, me fokus te përfitimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër