Në vendet e rajonit falet namazi i teravisë së parë

Nga Xh M
1,240 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shkurt – Në vendet e rajonit, besimtarët myslimanë u mblodhën në xhami për të falur namazin e parë të teravisë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.

Në shumë qytete u regjistrua pjesëmarrje e madhe e besimtarëve, të cilët mbushën xhamitë, ndërsa në disa vende u fal edhe në oborre e hapësira përreth, pavarësisht motit të ftohtë.

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, besimtarë të shumtë u dyndën për të falur namazin e teravisë në Xhaminë e Shkupit, e ndërtuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia, e cila hapi dyert për teravinë e parë, priti mijëra besimtarë, ndërsa shumë prej tyre u rreshtuan edhe jashtë saj.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shumë besimtarët falën namazin e teravisë në Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar nga Turqia dhe e hapur më 10 tetor 2024 me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Përveç Namazgjasë, besimtarët u dyndën edhe në xhamitë e tjera të vendit.

Në xhamitë e Kosovës po ashtu u fal namazi i teravisë së parë me prani të një numri të madh të besimtarëve. Xhamia e Madhe në Prishtinë, “Sulltan Mehmet Fatih”, u mbush nga besimtarë të shumtë të cilët erdhën enkas të falin namazin e jacisë dhe teravisë.

Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, besimtarët myslimanë u mblodhën për teravinë e parë të Ramazanit në xhamitë e qytetit, në radhë të parë në xhaminë historike Gazi Husrev-beg.

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, namazi i teravisë u fal në Xhaminë Bajrakli, e vetmja xhami në qytet, ndërsa besimtarët u mblodhën gjithashtu edhe në xhamitë e rajonit të Sanxhakut, ku jeton kryesisht popullsi boshnjake.

Në Mal të Zi dhe Kroaci, besimtarët myslimanë gjithashtu mbushën xhamitë për namazin e parë të teravisë, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër