LDK do ta paraqes amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në Ligjin për Buxhet

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se në mbledhjen e Komisionit për Buxhet sot do të paraqes zyrtarisht amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në Ligjin për Buxhetin e Republikës për vitin 2026.

Mustafa thotë se mbështetja e këtij amendamenti nuk duhet të shihet si një favor lokal apo betejë politike, por si një domosdoshmëri për një shtet më funksional.

“Sot, do të paraqes zyrtarisht amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në Ligjin për Buxhetin e Republikës për vitin 2026. Në Komisionin Parlamentar për Buxhet në orën 13:00, përtej arsyetimit të kërkesës si përfaqësues i LDK-së, do të provoj të ndërtoj pajtueshmëri me të gjitha partitë parlamentare sepse Prishtina nuk u përket vetëm banorëve të saj, por mbarë Kosovës. Si qendra jonë kryesore ekonomike, akademike, shëndetësore dhe administrative, infrastruktura e kryeqytetit përballon çdo ditë një fluks masiv të qytetarëve nga çdo komunë tjetër. Zhvillimi i Prishtinës, rregullimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i shërbimeve të saj, ndikon drejtpërdrejt në jetën e qindra mijëra qytetarëve që punojnë, studiojnë apo marrin shërbime këtu. Mbështetja e këtij amendamenti nuk duhet të shihet si një favor lokal apo betejë politike, por si një domosdoshmëri për një shtet më funksional. Kur bëhet fjalë për Kryeqytetin tonë, besoj fort se interesi i përgjithshëm shtetëror duhet të lartësohet mbi çdo ngjyrë apo ndasi partiake”, ka shkruar Mustafa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër