Mesazh urimi i Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

nga D. V.

Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit me mesazhin që ky muaj të shërbejë si një kohë e çmuar për qetësi dhe bashkim.

“Të nderuar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë të besimit islam, me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe familjeve tuaja. Le të shërbejë ky muaj i bekuar si një kohë e çmuar për qetësi dhe bashkim mes nesh, duke fuqizuar ndjenjat e dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës, si dhe ta vlerësojmë këtë periudhë si një moment të thellë reflektimi shpirtëror, vetëdisipline dhe përkushtimi të sinqertë. Uroj që begatia dhe harmonia e këtij muaji t’ju shoqërojnë në çdo hap, të mbushin zemrat dhe vatrat tuaja me mirësi, si dhe që përkushtimi e devotshmëria juaj të kontribuojnë në rritjen e unitetit dhe mirëqenies në shoqërinë tonë.  Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, citohet të ketë uruar Jashari.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy