Shehaj: “Durana Park” u promovua si Silicon Valley, por u shndërrua në park virtual

nga D. V.

Kryetari dhe Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, lidhur me projektin e Parkut Virtual Teknologjik “Durana”.

Në fjalën e tij, Shehaj deklaroi se projekti ishte prezantuar fillimisht si një park teknologjik që do të tërhiqte investitorë vendas dhe të huaj për zhvillimin e startup-eve dhe bizneseve inovative, duke përfituar nga lehtësira të plota fiskale, përfshirë zero tatim mbi fitimin dhe pagat.

Ai tha se projekti u promovua si një model i ngjashëm me “Silicon Valley”, por sipas tij, nuk u realizua fizikisht dhe më pas u shndërrua në një park virtual.

Deputeti ngriti pretendime se një pjesë e konsiderueshme e kompanive të regjistruara në këtë park janë të lidhura me persona të përmendur në hetime, si biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi dhe ish-drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Gjatë interpelancës, Shehaj i drejtoi ministres disa pyetje konkrete, duke kërkuar informacion për numrin e kompanive të regjistruara në “Durana Park”, sa prej tyre janë të lidhura me persona të shpallur në kërkim apo të akuzuar për vepra penale, si dhe sa kanë përfituar këto kompani nga lehtësitë fiskale, përfshirë përjashtimin nga tatimfitimi dhe tatimi mbi pagat.

Ai kërkoi gjithashtu informacion nëse Ministria ka identifikuar kompani që nuk përmbushin kriteret ligjore dhe nëse janë marrë masa për përjashtimin e tyre nga projekti.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy