Me para të komunës, ish-kryetari i Rosoman e shleu borxhin personal prej 500.000 denarësh

Nga Xh M
1,520 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rosoman, 19 shkurt – Policia ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (29) nga Rosomani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga gushti 2024 deri në shtator 2025, S.N., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, në dy raste ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare dhe nga Buxheti i Komunës së Rosomanit në mënyrë të kundërligjshme janë përfituar mjete financiare në vlerë të përgjithshme rreth 500.000 denarë, të cilat janë arkëtuar me detyrim nga përmbaruesi për një borxh personal të S.N.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër