Shkup, 19 shkurt – Kryetari i Lëvizja BESA, Bilall Kasami, ka njoftuar se Dr. sc. Imrane Morina i është bashkuar subjektit politik dhe koalicionit VLEN.
Sipas Kasamit, Dr. Morina, doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi, do të japë një kontribut të çmuar në angazhimet politike dhe programore të Lëvizjes BESA dhe VLEN-it.
Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike në Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” dhe prej vitesh është e angazhuar në çështje publike. Dr. Morina ka qenë gjithashtu kandidate për deputete si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë.
Kasami i ka uruar mirëseardhje, duke theksuar se përfshirja e saj përforcon më tej ekipin dhe vizionin politik të subjektit.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi të mirëpresim Dr. sc. Imrane Morinën, doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi.
Dr. Morina ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe është e angazhuar prej vitesh në çështje publike.
Ajo ka qenë kandidate për deputete si në vendin tonë, ashtu edhe në Kosovë.
Kontributi i saj do të jetë shumë i çmuar për Lëvizjen BESA dhe VLEN-in. I urojmë mirëseardhje!
