Krim i rëndë në Kavajë/ Sherri mes bashkëmoshatarësh përfundon në vrasje, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë

Nga Xh M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës. • Një 47-vjeçar ka humbur jetën, pasi është goditur me thikë nga një një bashkëmoshatar. • Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. • Fillimisht ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, por si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën në spital. • Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. • Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Policia ka identifikuar viktimën dhe autorin e vrasjes e cila ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Kavajës. Viktimia i cili ka ndërruar jetë në spital është Alket Isufi. Ndërsa autori i dyshuar i krimit është Landi Derjaj (Puja). Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në Kavajë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër