Ambasadorja e BE-së: Dhuna ndaj grave në politikë cenon demokracinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se dhuna, intimidimi dhe abuzimi në internet ndaj grave që angazhohen në jetën publike nuk kanë vend në politikë, duke theksuar se këto fenomene cenojnë përfaqësimin dhe demokracinë.

Në prag të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ambasadorja mori pjesë në panelin “Anatomia e dhunës në politikë”, së bashku me deputete nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Parlamenti Evropian.

“Dhuna, intimidimi dhe abuzimi në internet nuk kanë vend në politikë. Megjithatë, gratë që angazhohen në jetën publike vihen shumë shpesh në shënjestër”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ajo theksoi se largimi i grave nga politika si pasojë e abuzimit sjell humbjen e zërave që qytetarët kanë zgjedhur të përfaqësohen.

“Kur abuzimi i detyron gratë të largohen nga politika, qytetarët humbasin zërat që kanë zgjedhur të dëgjojnë”, deklaroi ambasadorja.

Sipas saj, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është edhe një proces drejt ndërtimit të një demokracie ku çdo qytetar mund të kandidojë, të shprehë lirisht mendimin dhe t’u shërbejë qytetarëve pa frikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër