Aksident rrugor në Lezhë/ Makina përplas motomjetin, plagoset një person

Nga Xh M

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë zonës së Ishull Lezhës. Një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja mes dy mjeteve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.

postime të lidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër

Privacy & Cookies Policy