Kërkesa e SPAK për Ballukun, mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Nga D. V.
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot për të vijuar mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëkryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, për Belinda Ballukun.

Prokuroria e Posaçme do të përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët që po hetojnë Belinda Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogorasë, ndërsa ndaj saj GJKKO ka caktuar dy masa sigurie atë të pezullimit nga detyra si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër