Policia serbe me detaje për rrëmbimin e Daniel Kajmakoskit

Nga B.M
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 8 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se dy persona, për momentin të panjohur, në orët e hershme të mëngjesit në Beograd kanë rrëmbyer këngëtarin maqedonas Daniel Kajmakoski, duke e kërcënuar me thikë dhe armë zjarri dhe duke i kërkuar para.

Sipas njoftimit zyrtar, rrëmbimi ka ndodhur në rrugën Karagjorgjeva në Beograd, pas së cilës të dyshuarit e kanë marrë të dëmtuarin në automjetin e tij. Pas një ndjekjeje policore, automjeti është ndaluar në territorin e komunës së Rumës, ku policia e ka gjetur Kajmakoskin me duar të lidhura, ndërsa autorët kanë arritur të braktisin automjetin dhe të largohen në drejtim të panjohur.

Aksioni për ndalimin e automjetit është realizuar në mënyrë të koordinuar nga disa shërbime të MPB-së serbe, përfshirë Drejtorinë e Policisë Kriminalistike, Shërbimin për Luftimin e Krimit, Shërbimin për Luftë Kundër Terrorizmit, Xhandarmërinë, Njësinë Speciale Antiterroriste, policinë e trafikut dhe atë kufitare, si dhe njësitë policore të qytetit të Beogradit.

Nga MPB e Serbisë bëjnë të ditur se i dëmtuari është marrë në përkujdesje, në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë, ndërsa policia po vazhdon kërkimin intensiv për autorët. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd e ka kualifikuar veprën si rrëmbim dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër