Ylli Paçuku i BDI-së pastron shkaravinat mbi gjuhën shqipe në Shkup

Nga D. V.
1,182 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Shkrimet anti-shqiptare e fyese të vendosura mbi tabela, stacione atubusësh, e kudo tjetër nuk janë gjë tjetër pos shprehje e albanofobisë dhe gjuhës së urrejtjes. Aktvistët e rinjë nuk qëndrojnë duarkryq përballë këtij fenomeni. Njëri ndër ta është edhe I riu nga BDI, Ylli Paçuku, i cili disa herë ka marrë inciativa të tilla.

“Në qytetin tonë, në botëkuptimet tona, ne jetën tonë nuk ka vend për urrejtje dhe vandalizëm. Gjuha shqipe është zyrtare në këtë vend, me kushtetutë dhe me ligj. Na respektoni që t’ju respektojmë. Mbrëmë me Sheval Baftiu pastruam shkaravinat mbi gjuhën tonë të bukur shqipe tek tabela e muzeut natyroro-shkencor. Ne e bëmë tabelën shqip, ata e shkarravitën, ne e pastruam. Shqipja është këtu dhe nuk ikën me shkaravitje. Korrje në pranverë, kundër shkaravitjeve!” ka shkruar Ylli Paçuku.

https://www.facebook.com/ylli.pacuku.9/posts/pfbid028xzC73sEQctykwxGStHw4vC5RgvfQXHyoyzTqoCzLbvhMFDDsYXanK3ZkohpTW4gl?rdid=TIqDO5IXqKlJWfGs#

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër