Pas pesë orë e gjysmë marrje në pyetje, Grubi dërgohet nga Prokuroria në Gjykatën Penale

Nga Xh M
603 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Pas pesë orë e gjysmë në marrje në pyetje, Artan Grubi u shoqërua nga policia e burgjeve prej daljes së Prokurorisë në garazhin e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë dhe u transferua në Gjykatën Penale në Shkup, ku po vazhdojnë procedurat juridike.

Gjatë shfaqjes së tij, ai nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.

​Mëngjesin e sotëm ai u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë, ku e kishte kaluar kufirin në këmbë.

Ish-zëvendëskryeministri Grubi ishte në arrati për më shumë se 14 muaj, ndërsa para se të largohej kishte deklaruar se do të kthehej.

 

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër