Kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski takoi ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë

Nga D. V.
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi takime të ndara pune me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler, ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri dhe ambasadorin e Sllovenisë, Gregor Presker.

Siç informon Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit, në takime janë prezantuar projektet aktuale dhe planet zhvillimore të Qytetit, që synojnë promovimin e Shkupit si një qytet modern, të sigurt dhe funksional evropian. Është theksuar rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit, turizmit, menaxhimit të trafikut dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri të ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejshëm, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e nismave të përbashkëta në interes të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër