Kosova dhe Finlanda forcojnë bashkëpunimin, Konjufca takohet me ambasadoren Laaksonen

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca është takuar me ambasadoren e Finlandës në Kosovë,  Eevamari Laaksonen.

Bëhet e ditur se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadorja Laaksonen e uroi Zëvendëskryeministrin për mandatin dhe riafirmoi mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. U theksua gjithashtu kontributi i diasporës sonë në Finlandë, prej rreth 20 mijë bashkatdhetarësh, si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve. Palët diskutuan edhe mundësinë e fillimit të punës për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Finlandën”, thuhet në komunikatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër