Kurti mirëpret Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula

Nga D. V.
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, ka mirëpritur Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula, së bashku me nënkryetarin e Akademisë, akademik Fejzullah Krasniqi, dhe Sekretarin Shkencor, akademik Bardh Rugova.

Bëhet e ditur se ajo e njoftoi kryeministrin për punën, planet dhe prioritetet e institucionit që drejton, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të AShAK-ut me institucionet shtetërore për nevojat dhe interesat e vendit, përmes ekspertizës që ofron Akademia.

“Kryeministri gjithashtu e uroi kryetaren Shiroka Pula për detyrën e saj të re dhe i dëshiroi suksese në punë. Ai theksoi prioritetet e Qeverisë, ndër to arsimin dhe drejtësinë, si dhe rëndësinë e tyre për një hov të ri të zhvillimit të vendit, por edhe rolin që bashkëpunimi me AShAK-un mund të luajë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Diskutuan për zhvillimet, progresin dhe sfidat në vend, dhe u pajtuan të mbajnë komunikim të rregullt për thellimin e bashkëpunimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër