Propozohet për president edhe Jakup Krasniqi

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka propozuar që Jakup Krasniqi të zgjidhet president i Kosovës

Buja ka thënë se vendi ka nevojë për një hap të guximshëm dhe të qëndrueshëm politik.

Ai ka deklaruar se fillimisht propozimi i tij do të ishte ish-presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij kjo mund të jetë politikisht e vështirë për t’u realizuar.

“Propozimi im, i dalë nga zemra dhe mendja, natyrisht do të ishte ish-Presidenti Hashim Thaçi.Por duke njohur qëndrimet e LVV-së, të z. Kurti, të znj. Osmani dhe të koalicionit qeverisës, e kuptoj se kjo mund të jetë e vështirë politikisht e kalueshme”, tha ai.

Sipas Bujës, Jakup Krasniqi është një figurë konsensuale dhe atdhetare, e cila nuk përfaqëson interesa të ngushta partiake dhe nuk është figurë përçarëse.

“Një personalitet atdhetar, i sakrificës, i përkushtimit, profesionist dhe mbi të gjitha një figurë konsensuale. Një njeri që sot ndodhet në burg, por nuk është i dënuar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë prezumimin e pafajësisë, dhe rregullon edhe mënyrën e ushtrimit të funksionit të Presidentit në rast pamundësie të përkohshme”, ka shkruar Buja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër