Ndahet nga jeta profesori dhe historiani Halim Purellku

Nga Xh M
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Është ndarë nga jeta historiani dhe studiuesi shqiptar Halim Purellku, një nga emrat e njohur të studimeve historike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Purellku lindi në vitin 1952 në Kërçovë, shkollën fillore e kreu në Sërbicë ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup.

Studimet për histori i përfundoi në Universiteti i Prishtinës në vitin 1977, ku më pas mori edhe titullin magjistër të shkencave historike, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Universiteti i Tiranës.

Gjatë karrierës së tij punoi si profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup dhe më pas si ligjërues në Universiteti i Tetovës, në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë.

Ai ishte autor i shumë studimeve dhe punimeve shkencore mbi historinë shqiptare, pjesëmarrës në konferenca dhe simpoziume shkencore në hapësirën shqiptare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në trajtimin dhe studimin e historisë së shqiptarëve. Ndarja e tij nga jeta paraqet një humbje për botën akademike dhe studimet historike shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër