Avion me qytetar të evakuuar nga Dubai u ul në Tivar, ndër ta edhe shtetas tanë

Nga Xh M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tivar, 4 mars – Një avion me 138 pasagjerë nga Dubai u ul pasdite në aeroportin e Tivarit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

“Së bashku me qytetarët malazezë, në fluturim ishin edhe qytetarë të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë, Greqisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqisë dhe Republikës së Afrikës së Jugut,” njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në platformën X.

Fluturimi, shtuan ata, u organizua falë koordinimit të qeverisë malazeze, kompanisë ajrore FlyDubai dhe Ambasadës së Malit të Zi në Abu Dabi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër