ISHP: Uji në Strugë nuk është i sigurt për pije

Nga D. V.
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 Mars – Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt për pije.

“Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës, dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte i sigurt”, tha sot në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit që Instituti ka kryer në ditët e fundit, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe për këtë janë informuar Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër