Berisha: Në 12 mars protestojmë para Kuvendit

Nga D. V.
861 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje sot shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 marsit përpara Kuvendit.

Në një prononcim për mediet, Berisha u shpreh se qëllimi i protestës do të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Çdo protestë do të ketë këtë objektiv”, tha Berisha.

Ndërkohë ai konfirmoi se ora se kur do të zhvillohet protesta mbetet ende për t’u vendosur nga strukturat e PD-së.

“Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër