Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Nga Xh M
721 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot mbahen aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nata e Zjarreve”, një manifestim tradicionale, do të nisë në Prekaz, ndërsa u paralajmërua ndezja e flakadanëve edhe në rajone të tjera të vendit.

Plani i aktiviteteve:

18:00 – “Nata e Zjarreve”. (Prekaz)

18:15 – Ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.

19:00 – Mbahet program artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj)

18:00 – Komuna e Prishtinës në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë me punime të nxënësve.(Amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

18:15 – Komuna e Vushtrrisë me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon natën e zjarreve, Brigada 142, Zosh. (Stroc, Vushtrri)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër