Partitë e Ramës dhe Berishës po e humbin përkrahjen e qytetarëve, thotë anketa

Nga D. V.
759 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 Mars 2026, Zhurnal.mk – Partia Socialiste (PS) në pushtet në Shqipëri e Kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtari i saj kryesor po humbasin mbështetjen e qytetarëve, sipas një ankete të re të opinionit publik.
Anketa e ABC Tv i 9 Marsit thotë PS këtë javë mbështetet nga 45,7% e qytetarëve që është një rënie prej 2% krahasuar me një javë më parë dhe 6,5% krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të majit 2025.
Anketa sipas ABC është bërë me qytetarë që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Partia Demokratike (PD) e Sali Berishës, ka rënë në 24,1% krahasuar me 25,0% të një jave më parë dhe nga 34,3% e zgjedhjeve të majit të vitit të kaluar.
Interesante e anketës është se numri i qytetarëve që do të votonin për një parti të re,, nëse do të formohej, u rrit në 25,5%, nga 22,3% e javës së kaluar, ose nga 22,5% e fundit të nëntorit të vitit të kaluar.
Të gjitha partitë e vogla së bashku kanë një mbështetje prej 4,7%, sipas anketës së djeshme të ABC TV.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër