Velinat hyjnë në shtëpi dhe kërcejnë pranë Rogertit dhe Selin me këngën e famshme të krijuar në Big Brother

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sfida e mosreagimeve ka nisur të mërkurën në Big Brother VIP Albania 5 dhe do të zgjasë deri në spektaklin e ardhshëm.

Gjatë ditës në shtëpi ka hyrë Seno Fishta e më pas edhe Kristi Lamaj nga muri i oborrit.

Pati gjithashtu edhe disa lajme që u shfaqën në ekran, që në një formë kanë lënë të befasuar konkurrentët.

Veç kësaj së fundmi në shtëpi kanë hyrë edhe velinat e “Fiks Fare” duke kërcyer pranë banorëve.

Në sfond është lëshuar një këngë që u bë virale në këtë edicion që lidhet me banoren Selin Bollati.

Rogerti është parë në disa momente duke qeshur, meqë kishte interpretuar vargjet e asaj kënge.

Sidoqoftë, pati momente mjaft interesante nga konkurrentët, ku në të shumtën e kohës nuk kanë reaguar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër