Benzina pritet të lirohet për 2 denarë, nafta mbetet stabile

Nga Xh M
250 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale.

“Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski.

Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa.

“Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim situatën dhe do të reagojmë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër