Digjen dy automjete në Gjevgjeli, shkaktohen dëme materiale

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Gjevgjeli, 29 mars, Zhurnal.mk – MPB njofton se sot janë djegur dy automjete në Gjevgjeli, mirëpo nuk ka pasur persona të lënduar.

“Më 30.03.2026 në orën 03:50 në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në hapësirë parkimi në rrugën “7 Nëntori” në Gjevgjeli janë djegur dy automjete të parkuara, edhe atë një automjet “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë, pronë e Q.F. nga fshati Gjavatë dhe një automjet “Hjundai” me targa çeke, pronë e M.K. nga Republika Çeke.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Gjevgjeli e ka shuar zjarrin. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura