Komuna e Gostivarit shlyen tërësisht regresin për mësimdhënësit

Nga B.M
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 1 prill, Zhurnal.mk – Komuna e Gostivarit njofton se më 31 mars 2026 ka përfunduar pagesa e regresit për vitin 2025 për të gjithë mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në komunë, duke përdorur mjete nga buxheti vetanak.

Ky detyrim, i cili ishte parashikuar të realizohej nga administrata e mëparshme deri më 31 dhjetor 2025, nuk ishte përmbushur. Me këtë veprim, Komuna ka siguruar përmbushjen e plotë të obligimeve ndaj stafit arsimor.

“Pagesa është realizuar nga buxheti i Komunës, duke garantuar stabilitet dhe korrektësi ndaj të punësuarve në sektorin e arsimit,” theksojnë nga Komuna e Gostivarit.

Komuna shton se ky hap është një shembull i përkushtimit për krijimin e stabilitetit financiar në shumë sektorë, pas keqmenaxhimit të mëparshëm financiar nga administrata e kaluar.//Flaka.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër