Tiranë, 1 prill Zhurnal.mk – Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë të ditura edhe vendimet e miratuara. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, është liruar nga kjo detyrë.
Ndërkohë, Pranvera Skana është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes. Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Prill 2026:
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
