Gena i ftuar special për të performuar në dasmën e Brikenës me Mateon

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sonte (e hënë) do të mbahet dasma e dytë në Big Brother VIP Albania 5.

Pas asaj të Selin Bollatit me DJ Gimbon, martohet edhe Brikena Selmani me Mateo Borrin.

I ftuar special për të performuar është artisti i mirënjohur shqiptar, Gena.

“Një surprizë speciale për këtë mbrëmje të veçantë. Për një atmosferë plot muzikë dhe festë, dasma e Brikenës dhe Mateos do të ketë si të ftuar special, Genën”, thuhet në njoftim në faqen zyrtare të Big Brother në Instagram.

Kjo vjen pasi banori i propozoi modeles nga Kosova mbrëmjen e djeshme (e diel) për t’u bërë partnerja e tij.

Në mungesë të unazës, ai i bëri propozimin me një byzylyk për dorë.

Ata kanë ndarë ftesat për banorët që duan të ftojnë në ditën e tyre të veçantë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër