Miri për Selin: Nuk ka ndodhur asnjë prekje, as me këmbë e as me duar

Nga D. V.
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rogert Sterkaj, Edisa Demollari dhe Juela Nikolli e kanë vënë në shënjestër Mirin për lojën me Selin Bollatin dhe çështjen e krevatit.

Ata i janë rikthyer kësaj teme, duke e pyetur më shumë këngëtarin, rreth situatave me të.

Të njëjtit në një moment e ngacmojnë edhe nëse ka pasur prekje mes tyre.

 Foto: Instagram

Anëtari i “West Side Family” hedh poshtë të gjitha këto aludimeve të banorëve.

“Asnjë lloj prekje, asnjë lloj situate, as me këmbë e as me duar”, u shpreh ai.

Miri tregon vendosmëri duke dëshmuar se ishte një lojë, por asgjë më shumë.

Ata ndërkaq tani janë rivalë të njëri-tjetrit sa i përket dinamikave në Big Brother.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër